Site icon Telegrafi

Perez në kundërsulm për përgjimet: Në vitin 2011 gazetari Jose Antonio Abellan kërkoi 10 milionë euro për zhdukjen e regjistrimeve

Audiot e botuara nga gazeta spanjolle “El Confidencial’, me protagonist presidentin aktual të Real Madrid, kanë shkaktuar tërmet në Spanjë.

Në këto biseda private, Florentino Perez flet me terma negativë për Cristiano Ronaldon, Jose Mourinhon, Iker Casillas, Raul dhe shumë të tjerë.

Reagimi i presidentit të “Los Blancos” ka qenë shumë i ashpër.

Përmes profilit të klubit në “Twitter”, Perez është hedhur në kundërsulm duke deklaruar se gazetari Jose Antonio Abellan në vitin 2011 ka shantazhuar zëvendëspresidentin Eduardo Fernádez de Blas, duke i kërkuar atij 10 milionë euro.

Ai i kërkonte këto para në këmbim të “zhdukjes” së këtyre audiove të regjistruara në mënyrë të paligjshme dhe më pas të manipuluara.

Real Madridi nuk po kalon një moment të mirë mediatik në këto momente. /Telegrafi/

Exit mobile version