Telegrafi

Perez kërkon Ozil dhe Muller, Mourinho e do Shweinin

Siç pohon AS, presidenti i Los Blancos pëlqen shumë dyshen Ozil dhe Muller, e veçanërisht këtë të fundit, të cilin e sheh si ‘Kaka të dytë’ për shkak të aftësive të tija sulmuese, ndërsa në të sheh një përzierje të rinisë dhe efikasitetit para golit në nivelin elitar.

Sa për Mourinhon, dihet se ‘I veçanti’ është admirues i superyllit gjerman Bastian Shweinsteiger. Shweini ka luajtur pothuajse të gjitha rolet në Botërorin e sivjetmë për Gjermaninë, që e bën atë një lojtar të shumanshëm dhe shumë tërheqës për Mourinhon dhe mesfushën e tij. /Telegrafi/