Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez i ka thënë trajnerit Julen Lopetegui se prioritet duhet të jetë Liga e Kampionëve këtë sezon pasi finalja e madhe zhvillohet në stadiumin e rivalit Atletico Madrid, Wanda Metropolitano.
Me ndeshjen finale të caktuar për tu luajtur në Wanda Metropolitano të Atletico Madridit, Florentino ka thënë se Lopetegui se duke fituar në stadiumit e rivalëve të qytetit do të ishte ideale.
Mediumi i respektuar El Confidencial ka raporton një bisedë të fundit presidentit të Mbretërve dhe trajnerit të tyre.
“Prioritet është të fitojmë Ligën e Kampionëve në Wanda Metropolitano dhe nëse është e mundur kundër Barcelonës, do të ishte edhe më mirë…”.
Florentino e kishte këtë me gjysmë shaka, megjithëse më vonë u shpreh përsëri rreth kësaj çështje.
“Ta fitojmë Ligën e Kampionëve në Wanda do të ishte e përkryer”.
Edhe një burim tjetër i Real Madridit konfirmoi se ky është qëllimi kryesor i klubit.
“Pushtimi i Championsit në Madrid dhe atë në Wanda Metropolitano, do të ishte veprimi më i mirë i mundshëm për shikueshmërinë dhe arkën e klubit”. /Telegrafi/