Telegrafi

Perez ka dashur të angazhojë Tottin dhe Maldinin

“Nga lojtarët në Itali, gjithmonë kam dashur ta angazhoj Tottin, por lojtarët si ai vështirë i lëshojnë klubet e tyre. E doja edhe Maldinin, doja ai të luajë në Real, por nuk është gjithçka e mundshme”, ka shtuar spanjolli.

“Do të isha shumë i lumtur nëse në finalen e Ligës së Kampionëve do të takoheshim me Milanin. Kjo është ëndrra ime”, ka thënë Perez.

Perez po ashtu ka thënë se ka menduar të angazhojë edhe trajnerin e tashëm të Chelseat, Carlo Ancelotti, por nuk ka gjetur kohë për ta kompletuar këtë.