Telegrafi

Perez i zhgënjyer nga Di Maria

Sipas Sport, përderisa Jose Mourinho është i ngazëllyer me transferimin e Di Marias, presidenti Perez e ka të vështirë të kënaqet me një transferim të një lojtari jo të madh.

Presidenti i Los Blancos ka paguar 31 milionë euro për yllin argjentinas. Mënyra e vetme që Di Maria ta kënaqë presidentin e tij, do të ishte që ta ndryshonte qasjen ndaj mediave, pasi që Perez nuk është i kënaqur me qëndrimin e argjentinasit nëpër intervista. /Telegrafi/