Largimin e Toni Kroosit nga Real Madridi nuk e kanë pritur mirë as tifozët, por as drejtuesit e bashkëlojtarët e tij.
Edhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez tani ka folur për pensionimin e gjermanit, derisa ka thënë është e vështirë të gjendet pasardhësi i tij.
“Do të jetë shumë e vështirë të shohim sërish dikë si Toni Kroos, një nga më të mirët në historinë tonë”.
“Ai është një nga legjendat më të mëdha të futbollit botëror. Lamtumira e tij më 25 maj ishte prekëse, e paharrueshme”, tha Perez.
Kroos vendosi të tërhiqej nga futbolli në fund të sezonit 2023/24 dhe shkoi në kulmin duke fituar shumë trofe me Real Madridin.
Ai madje bëri një asist në fitoren ndaj Borussia Dortmundit në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, duke shënuar paraqitjen e tij të fundit me një paraqitje të shkëlqyer.
34-vjeçari bëri 465 paraqitje për Real Madridin në karrierën e tij, duke shënuar 28 gola dhe duke dhënë 99 asistime, ndërsa mungesa e tij ende ndihet në skuadrën e Los Blancos. /Telegrafi/