Telegrafi

Perez e mbrojti, Ronaldo ndërron mendje

Cristiano Ronaldo u informua të martën në mëngjes rreth deklaratave të presidentit të Real Madridit, Florentino Perez.

Ky i fundit pas marrjes mandatit të ri për president të ekipit, kishte pohuar se portugezi nuk është person që shkon pas parave dhe se është i bindur që CR7 nuk ka probleme ligjore rreth evazionit fiskal.

Ai e ka vlerësuar tejet shumë këtë mbrojtje të presidentit të Los Blancos, duke thënë se është një hap tejet pozitiv, transmeton Telegrafi.

“Më pëlqej reagimi i presidentit. Ishte ai që e kam pritur”, mësohet t’i ketë thënë kapiteni bashkëlojtarëve të kombëtares.

Sipas AS, kjo ka bërë që të ndryshojë mendje rreth largimit Cristianon dhe me shumë gjasa do të mbetet te kampionët spanjoll. /Telegrafi/