Carlo Ancelotti duket se do të mbetet te Real Madridi së paku deri në fund të kontratës së tij.
Trajneri italian ka fituar trofeun e parë sezonal me Los Blancos, ku triumfuan në finalen e Copa del Rey 2-1 ndaj Osasunës.
Kësisoj Ancelotti me Realin tani synon edhe triumfin në Ligën e Kampionëve, ku për momentin është në gjysmëfinale dhe ka para vetës dy sfida ndaj Manchester Cityt.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka folur pas triumfit në finale, duke konfirmuar se Ancelotti do të qëndroj në Santiago Bernabeu, së paku deri në vitin 2024 kur i përfundon kontrata.
“Unë as nuk dua të dëgjoj për këtë (largimin e Ancelottit). Kemi edhe një vit kontratë me të”, tha Perez që shtoi se janë të lumtur me trajnerin italian.
Real president Florentino Pérez on Carlo Ancelotti’s future and Brazil job links: “I don’t even want to hear about that. We have one more year on his contract” 🚨⚪️ #RealMadrid
“We are very happy with Ancelotti”, the president has added. pic.twitter.com/469mWxlH8d
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 7, 2023
“Ne jemi shumë të lumtur me Ancelottin”, u shpreh numri një i Los Blancos.
63-vjeçari e ka drejtuar në dy periudha të ndryshme Real Madridin, fillimisht nga 2013 deri më 2015 dhe tani nga viti 2021.
Në total në krye të kryeqytetasve spanjoll Ancelotti ka qëndruar në 229 ndeshje. /Telegrafi/