Forentino Perez është i bindur për ta sjellë te Real Madridi, mesfushorin danez të Tottenhamit, Christian Erikssen.
I pari i klubit mbretëror është gati të kënaqë klubin anglez me një ofertë, për t’i bndur që ta tansferojë pranojë transferimin.
Mediat spanjolle raportojnë se Perez ka filluar kontaktet e para me presidentin e Tottenhamit, Daniel Levy.
Madje mësohet se Perezi ia ka bërë të ditur edhe ofertën e parë të madrilenëve.
Perez ka shprehur gatishmërinë për të paguar plot 100 milionë euro për kartonin e danezit, ndërsa ka thënë se mund të përfshijë në operacion edhe mesfushori Isco, nëse anglezët kanë interes për të.
Edhe trajneri i Tottenhamit, Maurizio Pocchettino e ka pranuar se Erikssen mund të largohet.
Trajneri është kundër mbajtjes me zor të një futbollisti në skuadrën që ai drejton.
Eriksen vitin e shkuar kishte oferta nga Barcelona. /Telegrafi/