Telegrafi

Perez: Cruyff i pavdekëshëm

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka pasur vetëm fjalë të mira për Johan Cruyffin.

Cruyff ndërroi jetë ditë më parë pas luftës së gjatë me kancerin, dhe presidenti i klubit mbretëror ka shprehur nderime për të.

“Këto janë ditë pikëlluese”.

“Këta janë njerëz që kurrë nuk duhet të vdesin dhe një prej tyre është Johan Cruyff”.

“Ai ishte i lindur në vitin e njëjtë me mua. Unë e kam ndjekur gjatë gjithë jetës”.

“Ai ndryshoi historinë e Barcelonës dhe futbollit”.

“Ai është një prej atyre që kujtimi për të cilin do të mbahet mend gjithmonë”, u shpreh Perez. /Telegrafi/