Telegrafi

Perez blindon Ronaldon: E ardhmja e tij është në Real Madrid

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i bindur se ylli i skuadrës së tij, Cristiano Ronaldo nuk do të largohet nga “Bernabeu”.

Mediat e huaja dje kanë raportuar se sulmuesi portugez është takuar fshehurazi me kreun e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, por Perez mohon një gjë të tillë.

“E ardhmja e Cristiano Ronaldos do të jetë në Real Madridi”, ka thënë Perez.

Ai është i bindur se ish-ylli i Manchester Unitedit do të vazhdojë ta vesh fanellën e “Los Blancos”. /Telegrafi/