Telegrafi

Perez: Benzema është përzierje e Zidanes dhe Ronaldos

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez beson se Karim Benzema është një përzierje e dy legjendave, Zinedine Zidane dhe brazilianit Ronaldo.

Sulmuesi francez vazhdimisht ka qenë i lidhur me një largim nga Madridi me raportet e medieve evropiane që e kanë lidhur me Arsenalin apo një kthim të tij në Francë, por asgjë nuk është materializuar pasi Benzema ka vazhduar të jetë i rëndësishëm për ‘Mbretërit’.

Benzema edhe këtë sezon po luan në nivele të larta me Realin, ku ka bërë 22 paraqitje në La Liga dhe ka shënuar tetë gola deri më tani këtë sezon.

Lexo po ashtu Benzema: E dua futbollin dhe Francën, por u paragjykova te rasti me Valbuenan

Kjo formë dhe eleganca e tij kanë bërë që presidenti i klubit të besoj dhe shpresoj që francezi të përfundoj karrierën në klubin e tij, pasi është një përzierje mes dy yjeve të mëdha botërore, Zidanes dhe Ronaldos.

“Karim është një përzierje e [Zinedine Zidanes] dhe Ronaldos”, ka thënë Perez për ESPN.

“Ai është numri nëntë më i miri në botë dhe lojtari më i mirë francez”, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ozil zgjedh formacionin e ëndrrave – Shumë emra të mëdhenj mungojnë (Foto)

“Unë jam i bindur se ai do të qëndrojë [në Madrid], ndërsa tani ne nuk po flasim për rinovim [kontratës], në qoftë se ajo do ishte për mua, do ta mbajë atë këtu gjatë gjithë jetës së tij sportive”.

“Jam shumë i lumtur me Benzeman dhe ai ka sjellje shembullore”, përfundoi njeri i parë i Real Madridit. /Telegrafi/