Telegrafi

Perez: Ardhja e Ibrahimovic është mirë për ligën

“Real Madrid është i kënaqur që edhe lojtarë të tjerë të shkëlqyeshëm arrijnë në ligë. Ibrahimovic është një prej tyre. Është mirë që Ibrahimovic arrin, pasi ai është një prej futbollistëve më të mirë dhe tashmë ka disa lojtarë të tillë këtu”, ka thënë Perez.

“Duhet ta urojmë Barcelonën, pasi ai nuk është angazhim i mirë vetëm në aspektin sportiv, por edhe në aspektin përfitues”, ka shtuar spanjolli.