Telegrafi

Me largimin e Ivanovit “perëndon” edhe termi Maqedoni

Nga Regjistri Qendror për “A1on” thonë se dokumentimi i plotë për ndryshimin e emrit në institucionin e Kryetarit të shteit është i kompletuar. Gjatë ditës së sotme institucioni do të marrë emrin e ri Kryetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pasi ndryshimi i emrit regjistrohet, kryetari i sapo zgjedhur Stevo Pendarovski do të duhet të ndryshojë edhe vulat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më këto ndryshime, ndryshohet edhe emri i institucionit të fundit që përdorte emrin e vjetër, Republika e Maqedonisë. Ish kryetari Gjorge Ivanov nuk e pranoi emrin e ri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut dhe refuzonte të ndryshojë emrin në Regjistrin Qendror dhe në web-faqe.

Lexo po ashtu “Kryetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut” në web-faqen zyrtare të kryetarit të shtetit

Ndryshimi i emrit të institucionit bëhet sipas ndryshimeve kushtetuese, që vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës. Pas emërimit të Stevo Pendarovskit në funksion ndryshimi i parë u pa te faqja zyrtare e kryetarit të shtetit./Telegrafi/