“Perëndeshë e bukurisë më je, të gjithë për ty po flasim”.
Janë vetëm disa rreshta të serenatës së famshme korçare ‘Perëndesha e Bukurisë’.
Me zë melankolik dhe butësi për herë të parë e solli Vace Zela.
Deri më tani e kemi ditur se ‘Perëndesha e Bukurisë’ ekzistonte vetëm në mitologjinë greke, tani kemi mësuar se ajo ekziston edhe në jetën reale.
Bëhet fjalë për Vlora Gaxherin, e cila me elegancën dhe thjeshtësinë dëshmon se si një femër e veshur mund të duket simpatike dhe e bukur.
Ajo duket e veshur në xhinse dhe fanellë të bardhë, ndërsa kësaj ia ka shtuar edhe atletet ngjyrë roze.
Telegrafi mëson se ‘Perëndesha junikase’ kohët e fundit ka eksploruar bukuritë e grykës dhe lumit Valbona, të cilat e kanë mahnitur.
Ndryshe, Gaxherri ka kryer fakultetin juridik pran Universitetit të Prishtinës gjersa aktualisht punon në organizatën joqeveritare “Syri i Vizionit” në Pejë. /Telegrafi/