Mbrojtësi portugez, Ricardo Pereira pritet të largohet nga Nice në fund të stinorit.
Anësori është i huazuar tek skuadra franceze nga gjiganti portugez Porto.
Por paraqitjet e mira në Ligue 1 kanë rënë në sytë e gjigantit anglez Liverpool që po kërkon ta përforcojë mbrojtjen.
Sipas medieve angleze, Liverpool është duke e monitoruar lojtarin për ta transferuar atë në verë.
Për 23-vjeçarin ‘The Reds’, janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 15 milionë euro. /Telegrafi/