Mesfushori i Manchester Unitedit, Andreas Pereira, insiston se skuadra e tij mund ta përmbyse epërsinë ndaj Paris Saint Germainit në Ligën e Kampionvëve.
PSG fitoi në ndeshjen e parë 2-0 në Old Trafford, por belgu beson se mund të korrin fitore të thellë në Parkun e Princave.
“Nuk mendoj se do të ishte një mrekulli. Manchesteri është mësuar ta bëjë… kemi trajnerin më të mirë për të treguar se çdo gjë është e mundur”.
“Mund ta ndryshojmë situatën, kjo është ajo që ne do të bëjmë, qëndrojmë së bashku dhe punojmë fort”.
“Solskjaer ka treguar se ka besim të madh tek unë. Jam shumë i lumtur për këtë dhe dua t’i tregoj sa falënderues jam duke dhënë çdo gjë në fushë”, ka thënë Pereira për RMC.
23-vjeçari shënoi në fitoren e fundit të Man Utd 3-2 ndaj Southamptonit.
Lojtari në të kaluarën ishte i huazuar te Granada dhe Valencia, por nuk arriti të tregojë vlerat e tij. /Telegrafi/