Pere Miro, i cili është drejtor për Marrëdhënie me Komitetet Olimpike Ndërkombëtare, ka vëzhguar nga afër punët që po bëhen në federatat e pranuara deri më tani dhe gjendjen e sportit të Kosovës, të cilën me 4 dhjetor do ta raportojë në Bordin e KON-it.
Ai ka pasur shumë takime me udhëheqësit e sportit të Kosovës, të shtetit, legjenda të sportit dhe shpresat olimpike. Ai në fund ka shtuar se mund të llogarisim në mbështetjen e tyre dhe se sporti kosovar do të ketë mundësinë që të garojë ndërkombëtarisht, pa diskriminim./Telegrafi/