Telegrafi

Përdoruesja në TikTok ndau një truk interesant, për t’i mbajtur macet larg nga pema e Krishtlindjeve

Një përdoruese në TikTok ka ndarë një truk interesant për të mbajtur macet larg nga bredhi i Krishtlindjeve.

Macet njihen si kafshë shtëpiake të cilat ngjiten kudo në shtëpi, por ndonjëherë shkaktojnë tollovi në rast se ia mësyjnë pemëve që vendosen për dekor për Krishtlindje, transmeton Telegrafi.

Përdoruesja në TikTok, tregoi një ide gjeniale me ndjekësit që do t’i mbante larg macet nga aty.

@oliviaculverr I couldnt believe this worked!!! Im so happy #catmom #christmastreehack #christmas2023 #christmastiktok #christmashacks #catownerhack ♬ original sound – Olivia Culver – DTX

Ajo vendosi një letër alumini poshtë degëve të bredhit, duke mbështjellur një pjesë të pemës artificiale.

Sipas saj, macet e urrejnë letrën e aluminit, kështu kjo do të mbante larg macet.