Disa përdorues në Twitter nuk ishin në gjendje të postonin në Twitter të mërkurën pasi uebfaqja pati probleme teknike.
Përdoruesit morën një mesazh që thoshte: Ju jeni mbi kufirin ditor për dërgimin e tweet-eve”.
Faqja e internetit për gjurmimin e ndërprerjeve DownDetector raportoi defektin pak para orës 22:00 GMT, 17:00, me kohën tonë, transmeton Telegrafi.
Elon Musk ka shkurtuar fuqinë punëtore të Twitter gjatë muajve të fundit që kur ai bleu platformën tetorin e kaluar për 44 miliardë dollarë.
Muajin e kaluar, shefi i Tesla dhe SpaceX tha se Twitter kishte rreth 2,300 punonjës – më pak nga rreth 8,000 kur ai e mori përsipër kompaninë.
Për muaj të tërë, ekspertët kanë paralajmëruar se shkurtime të tilla të thella mund të shkaktojnë probleme teknike, megjithëse nuk është ende e qartë nëse reduktimi i numrit të punonjësve ishte fajtor për ndërprerjen e së mërkurës.
Duket se një pjesë e ndërprerjes u rregullua shpejt, me shumë përdorues që raportuan se mund të postonin në Twitter.
Disa raportuan se ishin njoftuar nga Twitter se ishin mbi kufirin e 2,400 tweet-eve në ditë, edhe nëse nuk kishin postuar të mërkurën.
Përdoruesit kishin raportuar gjithashtu probleme me mesazhet në Twitter. Disa përdorues thanë se nuk mund të hynin në TweetDeck – një panel që mund të përdoret me Twitter.
Nuk është ende e qartë se sa persona janë prekur. /Telegrafi/