Telegrafi

Përdoruesit më besnik ata të iPhone

Përkundër rritjes së madhe të popullaritetit të telefonave celularë të bazuar në sistem operativ Android, përdoruesit e iPhone në SHBA ende janë bindshëm më besnik ndaj pajisjeve të tyre.

Në studimin të cilin e ka kryer kompania Zokem, iPhone në ranglistë i ka marrë 73 pikë, me të cilën gjë ka tejkaluar konkurrentin më të afërt, Androidin, i cili ka marrë 40 pikë. Ai pasohet nga BlackBerry i cili ka marrë 30 pikë, dhe Ëindoës Mobile e Palm Pre OS me nga 10 pikë.

Mirëpo nëse shihet se cilat modele të telefonave celularë blerësit do të blejnë në të ardhmen, Android, më 89% të përdoruesve ka tejkaluar iPhone 85 për qind e blerësve të cilit sërish do të blejnë telefon celularë të bazuar në platformën e Apple. /Telegrafi/