X, platforma e rrjeteve sociale e cila më parë njihej si Twitter, tani përdoruesve të X Blue do t’u kërkojë që ata të paraqesin një selfie bashkë me një kartë identifikimi të lëshuar nga qeveria.
Informacioni personal i përdoruesit i kërkuar nga procesi i verifikimit do të trajtohet nga kompania izraelite softuerike AU10TIX, e cila do ta rruaj informacionin deri në 30 ditë.
X thotë se të dhënat e mbledhura nga profili i përdoruesit do të përdoret “për qellim të mbrojtjes dhe sigurisë, duke përfshirë edhe parandalimin e imitimit”, raporton Al Jazeera, përcjell Telegrafi.
Naturally AU10TIX — the Israeli tech firm @elonmusk wants to deploy for users to hand information over for verification purposes — have engineers who worked / work in Unit 8200, the intelligence unit of the Israeli Occupation Forces. pic.twitter.com/QE2wPkpx5q
— Jennine K (@jennineak) August 20, 2023
Shumë përdorues të X ishin të pakënaqur me përzgjedhjen e kompanisë e cila do t’i rruaj të dhënat e përdoruesve, duke vënë në pah lidhjet e punëtorëve të saj me inteligjencën izraelite.
Disa të tjerë shprehën shqetësimin e tyre me dhënien e të dhënave të tyre kompanisë në fjalë kur në të kaluarën janë raportuar shumë shkelje të të dhënave.
AU10TIX ndihmoi në krijimin e sistemeve të verifikimit të identitetit për aeroportet dhe kontrollet kufitare në vitet 1980 dhe 1990 përpara se të zgjerohej, me rritjen e internetit, në ato që i përshkruan si “hapësira dixhitale” në vitin 2002.
Tani kompania ka disa klientë të profilit të lartë si për shembull Uber, PayPal dhe Google.
Elon Musk, i cili e bleu kompaninë në tetorin e 2022-shit, duket se e ka kompletuar verifikimin e ID-së me 1 gusht, duke sugjeruar kështu se sistemi i verifikimit të ID-së veçse është operacional, dhe për këtë arsye së shpejti mund të përdoret edhe nga të tjerët. /Telegrafi/