Site icon Telegrafi

Përdoruesit e Twitter do të duhet të verifikohen për të pasur qasje në veçorinë TweetDeck

Përdoruesit e Twitter së shpejti do të duhet të verifikohen në mënyrë që ta përdorin veçorinë TweetDeck, tha kompania e mediave sociale në një postim të hënën.

Ndryshimi do të hyjë në fuqi pas 30 ditëve, transmeton Telegrafi.

Kompania e bëri njoftimin në një postim në Twitter duke detajuar një version të përmirësuar të TweetDeck me veçori të reja.

Mbetet e paqartë nëse përdoruesit do të duhet të paguajnë si për versionin e ri ashtu edhe për versionin e vjetër të TweetDeck.

Tarifimi për TweetDeck, që më parë ishte falas dhe përdorej gjerësisht nga bizneset dhe organizatat e lajmeve për të monitoruar lehtësisht përmbajtjen, mund të sjellë një rritje të të ardhurave në Twitter, që ka luftuar për të mbajtur të ardhurat nga reklamat pasi Elon Musk bleu kompaninë.

Musk së fundmi ka njoftuar disa veçori të reja për përdoruesit e platformës. Sipas njërës, përdoruesit nuk do të mund të shohin përmbajtje të platformës nëse nuk janë të kyçur në llogaritë e tyre dhe tjetra Twitter ka kufizuar numrin e postimeve që mund të shohin përdoruesit gjatë një dite. /Telegrafi/

Exit mobile version