Fanella e re e Barcelonës për ndeshjet e sezonit 2020/2021 si vendas ‘ka rrjedhur’ në internet, ndërsa tifozët nuk janë të kënaqur.
Madje, dizajnin e rri me shirita vertikal me ngjyrat klasike kuq e kaltër, ata e krahasojnë me fanellën e Crystal Palace.
Imazhet e publikuara të dizajnit të ri të Nike ngjajnë me modelin e vitit 2010 – me jakë të verdhë, ngjyrat e zakonshme dhe emblemën e famshme të klubit në të majtë.
Kompania elektronike japoneze, Rakuten, mbetet sponsori kryesor, derisa Beko ndodhet në mëngë.
Megjithatë, kur u shpërndanë në rrjetet sociale imazhet e fanellave të reja, përdoruesit filluan t’i krahasojnë ato me veshjet e Crystal Palace.
“Duken si Crystal Palace”; “Së fundmi ata (Crystal Palace) po luajnë si Barca, prandaj po përshtaten për mrekulli”; “Jeni të sigurt se nuk janë të Crytsal Palace?”; “Dega spanjolle e Crystal Palace” – janë disa prej komenteve në Twitter. /Telegrafi/
Barcelona's new home kit for the 2020/21 season has just dropped. ❤️💙
What do you think? 🤔 pic.twitter.com/C6CANFH38t
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) July 6, 2020