Telegrafi

Përdoruesit e Reddit zbuluan se çfarë kanë bërë në natën e ndërrimit të moteve, disa kanë fjetur në 22:00 duke tentuar të vënë në gjumë foshnjën

Nata e ndërrimit të moteve është momenti ideal për të festuar – duke i lejuar vetes më shumë relaks sesa në ditët e zakonshme.

E një pjesë nga kjo përvojë e kanë ndarë përdoruesit e Reddit, që zbuluan se “çmenduritë” që i kanë bërë gjatë 31 dhjetor dhe 1 janarit të këtij viti, transmeton Telegrafi.

Gjykuar nga rrëfimet e tyre, natën më të “çmendur” e kanë kaluar në mënyra të pazakonta – e disa prej përgjigjeve të tyre shumëkënd e kanë bërë të qesh me lot.

Madje ka pasur edhe prej atyre që në natën e Vitit të Ri kanë fjetur herët – duke “befasuar edhe veten”.

“Festa e Vitit të Ri me familjen. Unë dhe e dashura fjetëm në 22:00, duke tentuar ta vëmë në gjumë foshnjën. U zgjuam në ora 8 të mëngjesit”, ka shkruar një përdorues i këtij rrjeti social.

Disa tjerë janë ankuar se kanë dërguar më shumë mesazhe sesa që është dashur. Por, një pjesë e caktuar e tyre kanë preferuar të qëndrojnë në shtëpi dhe të flenë më herët. /Telegrafi/