Telegrafi

Përdoruesit e iPhone janë më lojal

Hulumtimi i të tregut i realizuafr nga firma GfK thotë se 84 për qind e përdoruesve të iPhone të anketuar kanë thënë se do të blinin përsëri një iPhone, raporton Reuters.

Këto shifra nuk janë të ngjashme edhe për përdoruesit e tanishëm të Android, 60 për qind e të cilëve kanë thënë se do të zgjidhnin një telefon Android para një tjetri me ndonjë sistem tjetër operativ, thuhet në raportin e GfK.

Për telefonat dhe sistemin operativ të RIM BlackBerry, këto shifra ishin “vetëm” 48 për qind.

Për këtë raport hulumtues, rreth 4500 njerëz nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Brazili, Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia ishin përgjigjur në pyetjet e GfK-së. / Telegrafi /