Telegrafi

Përdoruesit e BlackBerry tani mund të qasen në aplikacionet e Android

Dhe shumica prej tyre sigurisht se do të jenë të kënaqur ta dinë se me përditësimin e fundit të sistemit operativ të kompanisë, BlackBerry OS, i cili filloi të lëshohet tek përdoruesit nga dita e djeshme, ata do të jenë në gjendje të fillojnë shkarkimin e aplikacioneve të sistemit më të madh operativ në botë, Android.

Ky tipar është tashmë në dispozicion vetëm për pronarët e BlackBerry Classic, por versioni i ri 10.3.1 i sistemit operativ të Blackberry do të jetë në dispozicion për të gjithë, që nënkupton se shumë prej përdoruesve të kompanisë do ta kenë ka shansin e shkarkimit të aplikacioneve nga dyqani virtual i kompanisë BlackBerry World dhe dyqani i aplikacioneve të Amazon. (Telegrafi)