Në Mançester të Anglisë janë shënuar disa raste kur përdoruesit e një droge të re në treg qëndrojnë në këmbë, megjithëse janë pa ndjenja.
Këta njerëz, kryesisht të pastrehë, qëndrojnë mbështetur në vende të ndryshme dhe pse nuk dinë se çfarë është duke ndodhur me ta.
Në videon e postuar më poshtë, shihet një burrë që rri ngritur derisa pranë i kalojnë shumë njerëz, ndërsa nuk përgjigjet në telefon edhe pas shumë zileve, transmeton Telegrafi.
“Është më e keqe se heroina, por po e përdori sepse ka çmim të ulët” ka thënë një grua në kushte anonimiteti, lidhur me rastin.
Në anën tjetër, zyrtarë spitalorë kanë thënë se janë shënuar shumë raste të këtyre përdoruesve, në vetëm disa ditët e fundit. /Telegrafi/
https://youtu.be/nGI0rEJcKLo