Një defekt i madh në iPhone-in e fundit të Apple po bën që kamera të dështojë fizikisht kur përdoren aplikacione të tilla sikurse TikTok, Snapchat dhe Instagram, kanë raportuar disa pronarë, transmeton Telegrafi.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, defekti në iPhone 14 Pro Max, modeli më i shtrenjtë në gamën e iPhone 14, duket se ndikon në veçorinë e stabilizimit optik të imazhit (OIS), i cili përdor një motor për të eliminuar efektet e dridhjeve të kamerës kur bën fotografi. Hapja e kamerës në aplikacione të caktuara bën që motori OIS të prishet, duke shkaktuar tinguj të dëgjueshëm bluarjeje dhe duke vibruar fizikisht të gjithë telefonin.
Well I found my first iPhone 14 Pro Max bug… ?? pic.twitter.com/WhuOrcqdph
— Naaackers (@Naaackers) September 17, 2022
Apple nuk iu përgjigj kërkesave për koment në lidhje me këtë defekt, i cili është raportuar nga shumë përdorues në mediat sociale.
Dridhja nuk ndodh kur përdorni aplikacionin e integruar të kamerës, duke sugjeruar se rrënjët e problemit janë në një defekt softueri. Megjithatë, disa kanë paralajmëruar përdoruesit e prekur që të kufizojnë përdorimin e aplikacioneve që shkaktojnë defektin, në rast se dridhja e tepërt shkakton dëme të përhershme në sistemin OIS. /Telegrafi/
So uh, we’re having some issues with the 14 Pro Max camera pic.twitter.com/7HH1wLFjdF
— Luke Miani (@LukeMiani) September 16, 2022