Site icon Telegrafi

Përdorues të Facebook-ut raportojnë se po shkyçen nga llogaritë e tyre pa ndonjë arsye

Përdorues të Facebook-ut në të gjithë botën gjetën vetën të përjashtuar nga llogaritë e tyre pa ndonjë arsye të dukshme.

Mesazhi që morën shumë thoshte: “Llogaria juaj në Facebook u çaktivizua sepse nuk ndiqte Standardet tona të Komunitetit. Ky vendim nuk mund të anulohet”.

Një përdorues i tha BBC-s se nuk i ishte dhënë asnjë paralajmërim apo shpjegim.

Kompania mëmë e Facebook, Meta, tha se po heton rastin.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa përdorues po përjetojnë probleme me qasjen në llogaritë e tyre në Facebook dhe ne po punojmë për t’i zgjidhur ato sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Andy Stone në një postim në Twitter, nga kompania Meta.

Ai nuk tha se sa persona ishin prekur nga ky rast, apo çfarë ishte çështja.

“Unë nuk kam postuar asgjë apo komentuar për një kohë të gjatë, kështu që është jashtëzakonisht e pamundur që të kem bërë ndonjë gjë që mund të interpretohet si fyese”, tha Jen Roberts, njëra prej tyre që ishte shkyçur nga llogaria e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version