Site icon Telegrafi

Përdorte telefonin dhe mbante këmbën në pjesën e përparme, derisa voziste në autostradë (Foto)

Forcat e rendit në Britani të Madhe, kanë vënë kamera në furgonë të ndryshëm, për të parë veprimet e shoferëve të kamionëve gjatë lëvizjes.

Në mesin e 500 shkelësve të rregullave, ndodhet edhe një shofer që ka vozitur derisa përdorte telefonin, si dhe kishte zgjatur njërën këmbë mbi pjesën e përparme, transmeton Telegrafi.

Me këtë rast, ai ka thyer dy rregulla themelore siç është mos qëndrimi si duhet dhe përdorja e telefonit, për të cilat pritet të paraqitet së shpejti para drejtësisë.

Të njëjtit furgon janë duke qarkulluar në rrugë, në përpjekje të vërehet se çfarë ndodhë brenda kabinave të larta. /Telegrafi/

Exit mobile version