Telegrafi

Përdorte filtrin për zbukurim për të fituar para të majme, prezantohej si vajzë e re – një moment shpërqendrimi i kushtoi shtrenjtë kinezes

Kinezja që kishte përdorur filtrin për zbukurim, është kapur gjatë transmetimit live pasi kishte harruar për një moment ta përdor aplikacionin.

Dhe kështu në fund doli se blogerja që duket si një vajzë e re në fakt është një grua 58-vjeçare, kurse për shkak të këtij veprimi të saj shumë persona janë ndjerë të mashtruar, transmeton Telegrafi.

“Your Highness Qiao Bilu” ishte prezantuar si një vajzë e re, i mahniste të gjithë me zërin, megjithatë një moment pakujdesie i kushtoi me humbje të popullaritetit.

Madje në një moment ishte lutur që të fik filtrin dhe ta tregojë fytyrën e vërtetë, gjë që kishte refuzuar kategorikisht ta bëjë një gjë të tillë: “Nuk mund ta tregojë fytyrën derisa nuk marr dhurata në vlerë prej 10 mijë yuan. Fundja, dukem shumë e bukur”. /Telegrafi/