Shkencëtarët e Universitetit College London kanë ndjekur aktivitetin e trurit te 24 persona
Duke përdorur aparatet dhe aplikacionet për navigacion me rastin e drejtimit të automjetit, fiket pjesa e trurit e cila është përgjegjëse për t’u orientuar në hapësirë, ka treguar studimi i Universitetit anglez.
Shkencëtarët e këtij universiteti kanë ndjekur aktivitetin e trurit te 24 persona të moshës midis 20 dhe 35 vjeç, të cilët me ‘veturë’ është dashur “të arrijnë” në disa lokacione në Londrën Perëndimore, duke përdorur video-simuluesin, llojin e veçantë të lojës së drejtimit të automjetit, transmeton Telegrafi.
Gjysma e tyre ka mundur të përdorë navigacionin, ndërkaq gjysma tjetër ka përdorur navigacionin brenda aparatit simulues.
Ka rezultuar që kandidatët të cilët janë detyruar të drejtojnë veturën “sipas ndjenjës”, kanë pasur aktivitet të shtuar elektrik në pjesën e trurit të quajtur hipokampus, e cila është përgjegjëse edhe për prodhimin dhe krijimin e kujtesës.
Te pjesa tjetër e cila ka përdorur navigacionin, aktivitete nuk ka pasur, ndërkaq shkencëtarët besojnë që në shtigje të gjata navigacioni thjesht zvogëlon mundësinë e orientimit në hapësirë.
Prandaj, përmbajuni udhëzimeve majtas-djathtas dhe orientohuni sipas ndjenjës, më mirë është për trurin. /Telegrafi/