Site icon Telegrafi

Përdorni maskë për flokët në diell

Mos ndoshta për flokët kemi vetëm shampon dhe balsam dhe kemi harruar produktet mbrojtëse. Një maskë si kjo, do t’ju ndihmojnë që t’i mbroni flokët në ditët e ngrohta:

Merrni një sasi të vogël të zbutësit dhe vendoseni në flokë. Shtypni flokët ngadalë dhe lini disa minuta të thahet vetë. Do të fitoni një formë, ndërsa maska do t’ia jep lagështin e duhur e cila i nevojitet flokëve tuaja.

Maskat rregulluese duhet bërë 2 herë në javë për të hidratuar dhe për të rindërtuar flokët në thellësi. Këto lloje maskash duhen lënë 15 minuta në kokë dhe në majat e flokëve, të cilat janë dhe pjesët më të dëmtuara gjatë ekspozimit në diell. Më pas këto produkte duhet të lahen me ujë të bollshëm.

Produktet që përdoren pas diellit duhet të përmbajnë: kamomil dhe substancë hidratuese. /Telegrafi/

Exit mobile version