Të gjithëve na pëlqejnë këpucët e bardha, apo jo?
Mirëpo, të gjithë e dimë se janë shumë të vështira për t’i mbajtur të pastra, transmeton Telegrafi.
Por, me një truk të thjeshtë, ju mund të bëni që këpucët e zhytura të duken plotësisht të reja dhe të bardha.
Fillimisht duhet të keni sodë buke dhe uthull, pasi që janë dy përbërës shumë të fuqishëm kur është fjala për pastrimin e pëlhurave, përfshirë edhe ato që përdoren për bërjen e këpucëve.
Veç kësaj, këta dy përbërës kanë veti të fuqishme anti-bakteriale, të cilat i heqin bakteret që e shkaktojnë erën e keqe të këmbës.
Përbërësit:
– Gjysmë gote uthull të bardhë (125 ml)
– Gjysmë gote sodë buke
– Një furçë
Vetëm e përzieni sodën e bukës me uthull për ca minuta dhe pastaj e aplikoni produktin në këpucë.
Duke e përdorur furçën e fërkoni produktin dhe e lini aty për 30 minuta.
Pas 30 minutave e pastroni me ujë të ftohët dhe do të mahniteni me rezultatet. /Telegrafi/