Nëse keni ethe, do të thotë se trupi juaj është duke i luftuar infeksionet apo gripin.
Përdorimi i patates ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe në parandalimin e infeksioneve virale. Temperatura e larte e trupit është çdo herë një tregues se diçka nuk po funksionon mirë në organizmin tuaj, në raste të caktuara tregon që sëmundja mund të jetë me të vërtetë e rrezikshme.
Te personat që kanë inflamacione ose dëmtime të trurit, temperaturat e larta mund të jenë shumë më të rrezikshme pasi që ato ndikojnë shumë më shpejtë në shkatërrimin e qelizave të trurit.
Një këshillë shumë e vlefshme, që përdoret në kushte shtëpie është përdorimi i patates.
Merrini disa patate dhe pastrojini mirë, vendosini ato poshtë këmbës dhe vishni çorape të trasha. Kjo do të ju ndihmojë në uljen e etheve dhe në përmirësimin e dukshëm të gjendjes suaj.
Është mirë që gjatë kësaj gjendjeje të pini edhe ujë apo çaj në mënyrë që të parandaloni dehidratimin. Përdorimi i çajit të nxehtë mund t’ju ndihmojë në stimulimin e djersitjes.
Rëndësi të madhe ka edhe konsumimi i frutave të freskëta, në formë të shtrydhur, siç janë limoni ose portokalli, të cilat janë të pasuruara me shumë vitamina.
Rekomandohet që në këto pije të mos shtoni sheqer.