Në disa raste të rralla, dhënia e aspirinës për fëmijët është e lidhur me sindromën Reye, një çrregullim i cili dëmton shumë organe, veçanërisht trurin dhe mëlçinë, dhe e cila mund të jetë fatale.
Përdorimi i barnave të tjera në vend të aspirinës, të cilat kanë acetaminofen ose ibuprofen në përbërje, është më i këshillueshëm.
Megjithatë, gjithmonë është mirë të kontaktoni me mjekun para se t’i jepni ndonjë bar fëmijëve më të rinj se 2 vjet.