Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi pamje ekskluzive nga angazhimi dhe detyrat e pjesëtarëve të Njësisë së Mbrojtjes së Afërt të Policisë së Kosovës.
Ky emision solli detaje se si u planifikua dhe si u realizua mbrojtja e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe liderëve shtetërorë në ditën e shpalljes së Pavarësisë 10 vjet më parë.
Gjatë këtij emisioni, zëvendëskomandanti i kësaj Njësie, Afrim Rashica, foli rreth asaj se a veshin kryeministrat apo liderët e tjerë jelek antiplumb.
“Ka raste mirëpo kjo është vetëm në raste kur kemi sulm. Në rast të sulmit i kemi procedurat tona të intervenimit, i vendosim antiplumb deri sa të evakuojmë në një pikë të sigurt”, tha Rashica.
Ai ka thëne se nuk e di nëse kryeministri ka dalë në konferencë ndonjëherë i veshur me antiplumb.
Deklaratën e këtij zyrtari rreth vendosjes së jelekëve nga zyrtarët shtetërorë mund ta ndiqni në linkun në vijim.