Nëse jeni shtatzënë dhe keni nevojë për pilula kundër dhimbjeve, atëherë zakonisht paracetamoli është i sigurt për përdorim.
Sidoqoftë, para se të përdorni çfarëdo medikamenti gjatë shtatzënisë, paraprakisht duhet të këshilloheni me doktorin, transmeton Telegrafi.
Paracetamoli gjatë shtatzënisë
Gjatë shtatzënisë, paracetamoli preferohet për t’i trajtuar:
– Dhimbjet e lehta
– Temperaturën e lartë (ethet)
Paracetamoli vazhdimisht është përdorur gjatë gjithë fazave të shtatzënisë për ta zvogëluar temperaturën dhe për t’i liruar dhimbjet.
Deri më tani nuk ekziston ndonjë dëshmi e fortë që thotë se paracetamoli shkakton dëme te bebja.
Sidoqoftë, si për çdo medikament tjetër që e përdorni gjatë shtatzënisë, paracetamolin duhet ta përdorni në dozat më të vogla dhe për një periudhë sa më të shkurtër kohore. /Telegrafi/