Femrat të cilat kanë përdorur kanabisin gjatë shtatzënisë kanë pasur 1,5 herë probabilitet më të lartë që të lindin fëmijë me autizëm
“Ne jashtëzakonisht dekurajojmë përdorimin e kanabisit gjatë shtatzënisë dhe ushqimit të foshnjës me gji”, thotë Dr. Darine El-Chaar, studiuese klinike në Institutin e Kërkimeve Spitalore Ottawa në Kanada, transmeton Telegrafi.
Studimet e deritashme kanë treguar që përdorimi i marihuanës gjatë shtatzënisë është e lidhur me peshën e vogël të bebes pas lindjes, impulsivitetin, hiperaktivitetin, problemet e fëmijëve, kanë publikuar qendrat amerikane për kontrollin dhe preventivën e sëmundjeve.
Në studim janë intervistuar 2.200 femra të cilat kanë thënë se kanë përdorur vetëm marihuanë gjatë shtatzënisë, pra pa përdorim të duhanit, alkoolit apo opiumeve të tjera.
Studimi nuk e ka përfshirë edhe llojin e marihuanës të cilën femrat e kanë përdorur gjatë shtatzënisë.
Studimi ka arritur gjithashtu në përfundimin se konsumi i kanabisit gjatë shtatzënisë është shkak për lindje të parakohshme dhe të peshës së ulët tek të sapolindurit.
Dhe derisa studimi ka mundur vetëm të tregojë lidhshmërinë, por jo edhe shkaktarin dhe pasojën, hulumtuesit kanë thënë që kanë dhënë çdo gjë nga vetja që të eliminojnë faktorët konfuzë. /Telegrafi/