Telegrafi

Përdorimi i tepruar i deodorantit, shtyu adoleshentin drejt vdekjes

Lu është vërtetimi që ka bërë mjekësia ligjore, pasi e ka gjetur adoleshentin pa ndjenja, në dyshemenë e dhomës së tij.

Djaloshi nga Kent i Anglisë, nuk bënte dush asnjëherë, ndërsa e mbulonte djersën dhe papastërtinë, me deodorant.

Në dhomën e tij, janë gjetur 42 shishe të zbrazura deodorantësh, nga prodhues të ndryshëm.

Nëna e tij, ka pranuar se djali sa përdorte shumë deodorant, por nuk ishte në dijeni se i përdorte në një masë kaq të madhe.

“Kemi bërë gjithçka që ta fusim në dush, por nuk pranonte. Ai përdorte deodorant, por nuk e dija se kaq shumë, sepse dhomën gjithmonë e kishte të mbushur me gjera të ndryshme” ka thënë nëna tij.

Tonwsend i cili zbrazte në trup nga një shishe deodorant në javë, besohet se ishte bërë imun në të.

Dhoma pa ajrosje dhe imuniteti tij i dobët, të kombinuara me gazin që lëshonte deodoranti, besohet se kanë qenë shkaktarët e vdekjes së adoleshentit, transmeton Telegrafi.