* Shmangeni sasinë e lartë të cilësdo vitaminë ose mineral, meqë sasitë e mëdha ë një materieje ushqimore mund të bllokojnë absorbimin e tjetrës. (Për shembull, sasia e madhe e zinkut mund ta rrënojë absorbimin e bakrit).
* Përdorni preparate natyrale e jo sintetike. Për shembull, në etiketë të preparatit do të shkruajë "vitaminë natyrale E". Vitamina E e sintetizuar në mënyrë artificiale është përgjysmë më pak efikase në krahasim me atë natyrale.
* Përdorni shtesat bashkë me shujtat, të cilat do të mundësonin absorbimin sa më efikas.
* Mos i kombinoni shtesat e ndryshme. Më mirë është të merret një shtesë që balancon marrëdhëniet e vitaminave dhe të mineraleve. Po kështu, nuk duhet pirë më shumë se 5 pije të ndryshme të preparateve vitamino-minerale në ditë. /Telegrafi/