Ndiqni këtë "hartë" të lyerjes me korrektor për një fytyrë perfekte.
Hapi i parë: Përgatisni fytyrën. Lajeni me larës fytyre dhe më pas hidratojeni.
Hapi i dytë: Korrektori aplikohet në zonat problematike: për të mbuluar rrathët e zinj poshtë syve, njollat e kuqe tek hunda ose zonat problematike në fytyrë.
Zgjidhni një korrektor në të njëjtën ngjyrë me atë të fytyrës tuaj ose një nuancë më të lehtë. Vendosni pika mbi vetulla, në kockën e vetullave, poshtë syve, në cepat e gojës, rreth vrimave të hundës, në mjekër, këshillon Anabel. Nëse korrektori i mbulon të gjitha njollat/shenjat në lëkurë dhe i jep ngjyrë të njëtrajtshme lëkurës, atëherë jeni në rregull. Nëse jo, atëherë aplikoni pudër të lëngët poshtë tij.
Hapi i tretë: Me ndihmën e një furçe përhapeni mirë korrektorin.
Hapi i katërt: Shihuni në pasqyrë dhe vini re nëse e keni hapur si duhet korrektorin.