Në kuadër të aktiviteteve studentore, pikërisht, në ditën kur populli shqiptar po festonte 105 vjetorin e shtetit shqiptar, KolegjiUniversum organizoi Panairin e Prodhimeve Vendore “Shijo Shqip @Universum”.
Qëllimi i këtij organizimi ishte përkrahja e prodhimeve vendore si dhe inkurajimi i të rinjve që të besojnë në cilësinë e prodhimeve vendore.
Pjesë e këtij panairi, ishin edhe shumë kompani vendore, të cilat patën rastin të promovojnë produktet e tyre dhe të jenë më afër asaj se çka mendojnë konsumatorët për produktet e tyre.
Kuptohet që kjo do ndikojë pozitivisht në rritjen e cilësisë dhe sigurisë së produkteve të tyre, rritje kjo që rezulton edhe në rritjen e numrit të konsumuesve.
Gjatë panairit ka pasur vizita të ndryshme edhe nga figura të njohura, të cilët mbajtën fjalime të shkurta për rëndësinë e promovimit të prodhimeve vendore.
Ky organizim u realizua me përkrahjen e fortë të studentëve tanë, të cilët çdo gjë bënë me përkushtimin më të madh, prandaj kjo gjë na bën të ndihemi krenarë për studentët që janë pjesë e familjes tonë. Universum është renditur në top 1000 shkollat më të mira të biznesit në botë nga Eduniversal, si i vetmi institucion nga Kosova në këtë listë.
Për të mësuar më shumë rreth ngjarjeve dhe aktiviteteve në Kolegjin Universum kontaktoni në: info@universum-ks.org, telefononi në +377 44 144 062 ose në facebook.