Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të përdorimit të tepërt të alkoolit, ka humbur jetën një person në veri të Mitrovicës.
I njëjti ishte gjetur pa shenja jete të shtunën rreth orës 10:00.
“Më 29.10.2024 është raportuar se, me datën e cekur viktima mashkull kosovar, ka mbetur pa shenja jete, pasi që dyshohet se i njëjti ka përdorur sasi të tepërt të alkoolit”, njofton policia.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
Rasti duke u hetuar. /Telegrafi/