Site icon Telegrafi

Përdori identitetin e vëllait të vdekur për 58 vjet, mashtroi sistemin e sigurimeve shoqërore – por një gjë e tradhtoi

Napoleon Gonzalez (86) u dënua në qytetin amerikan të Bangor sepse 58 vjet më parë mori identitetin e vëllait dhe e shfrytëzoi për të mashtruar sistemin e sigurimeve shoqërore.

Juria e dënoi atë për akuza të shumta, duke përfshirë vjedhjen e identitetit, ndërsa avokati mbrojtës njoftoi se do të apelonte dënimin.

Gonzalez mori identitetin e vëllait në vitin 1965, rreth 25 vjet pasi ai vdiq si fëmijë, raporton ap.

Është interesante se Administrata e Sigurimeve Shoqërore nisi hetimet për mashtrim të mundshëm në tek në vitin 2010, por nuk u gjetën parregullsi.

Një hetim i ri u nis në vitin 2020, pasi softueri i njohjes gjeti fytyrën e Gonzalezit në dy dokumente identifikimi.

“Kjo teknologji e fundit është duke u përdorur nga Agjencia e Automjeteve në Maine për të siguruar që askush të mos marrë më kredenciale, apo letra në emër të dikujt tjetër”, shpjegoi Emily Cook, zëdhënëse e zyrës së Sekretarit të Shtetit.

“Kur zbulohet mashtrimi, ne hetojmë transaksionet mashtruese dhe referojmë procedimet administrative dhe/ose penale. Kjo ndodhi me Napoleon Gonzalezin”, tha ajo.

Përballë akuzave, burri tha se mori identitetin e vëllait të ndjerë “me urdhër të Zyrës së Hetimeve Speciale të Forcave Ajrore ndërsa merrte pjesë në një operacion të fshehtë në vitet 1960”.

Ai më vonë pranoi se kishte falsifikuar vdekjen e tij dhe vazhdoi të jetonte me identitetin e vëllait, sipas dokumenteve të gjykatës.

Data e dënimit për Gonzalez, i cili është i lirë, ende nuk është caktuar. /Telegrafi/

Exit mobile version