Sulmuesit vetëvrasës kanë përdorur auto-ambulanca të mbushura me eksplozivë për të vrarë së paku 21 njerëz në qytetet e Irakut, Tikrit dhe Samara.
Grupi militant Shteti Islamik ka thënë se ka kryer të dyja sulmet.
Sulmi i së dielës në qytetin e shenjtë Samara ka goditur pelegrinët shiitë, përfshirë edhe iranianë. Një radhë e automjeteve që prisnin për të hyrë në Tikrit, është goditur po ashtu.
Në veri, forcat qeveritare të Irakut vazhdojnë ofensivën për të rikthyer kontrollin e Mosulit nga Shteti Islamik, por ato janë duke u përballur me rezistencë të ashpër, transmeton Rel.