Telegrafi

Përdorën veturën, biçikletën dhe darët për t’ia nxjerrë dhëmbin mikut, shikoni si përfunduan tentimet e tyre (Foto/Video)

Një grup burrash kanë provuar disa metoda të dhimbshme për t’ia nxjerrë dhëmbin shokut të tyre, ku nuk hezituan të përdorin veturën, biçikletën dhe darët.

Jason Saddler 28-vjeç nga Leeds i Anglisë, provuan disa metoda bizare për t’ia nxjerrë dhëmbin mikut të tyre Dez, i cili vazhdimisht ankohej se kishte dhimbje të mëdha, transmeton Telegrafi.

Në këto metoda të pazakonta janë përdorur vetura ku në pjesën e pasme i është lidhur peri i najlonit kurse në anën tjetër ishte i lidhur në dhëmbin e Dez-it.

Por edhe kjo metodë dështoi, dhe kështu tentuan të njëjtën metodë ta aplikojnë por kësaj radhe duke e lidhur perin e najlonit për biçiklete.

Dhe pas shumë tentimeve të dështuara provojnë edhe darët, dhe më në fund arrijnë t’ia nxjerrin dhëmbin duke festuar thuajse kanë kryer një punë shumë të madhe. /Telegrafi/