Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka kallëzuar penalisht dy persona nga rajoni i Gostivarit, të cilët dyshohet se kanë kryer pagesa me kartëmonedha të flasifikuara të eurove.
N.S (32) dhe R.M (41), nga Tuini i Gostivarit, paratë flaso i kanë lëshuar në qarkullim në një pompë benzine në Gostivar.
Rasti ka ndodhur në tetor të vitit të kaluar, kur të dy personat kanë shfrytëzuar kartëmonedha 100 euroshe për blerje dhe për këmbim./Telegrafi/