Vokalisti i grupit “Maneskin”, Damiano David, hodhi poshtë të gjitha akuzat që qarkulluan në internet se ai mori kokainë gjatë shfaqjes të shtunën në mbrëmje.
Frontmeni i bendit nga Italia, i cili fitoi Eurovisionin këtë vit, mohoi të ketë ndodhur një gjë e tillë përkundër se videoja u bë virale gjithandej.
Megjithatë, është njoftuar se anëtarët e grupit do t’i nënshtrohen një testi të drogës.
Kur u pyet në një konferencë për shtyp se çfarë po bënte, David tha se ishte përkulur sepse kitaristi i tij, Thomas Raggi, kishte thyer një gotë.
“Unë nuk përdor drogë, mos e thoni me të vërtetë, jo kokainë”, shtoi ai.
Të njëjtit deklaruan se në Itali do të testohen për drogë vullnetarisht për të shuar kureshtjen e të gjithëve.
Këtë vit u shënua fitorja e tretë e Italisë që kur filloi konkursi në vitin 1956. Fitorja e parë ishte në 1964, nga Gigliola Cinquett dhe e dyta në 1990 me Toto Cutugno.
Italia ka arritur të grumbulloj gjithsej 524, vendin e dytë e ka zënë Franca me 499 dhe në vend të tretë Zvicra me 432 pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=wRLN34s2l7Y&ab_channel=KlajdiHaruniOfficialKlajdiHaruniOfficial